VIP Shiptar

Roberti tha e s’dëshiron ta takojë e nuk i flet, ky është komenti i Tunës


Warning: A non-numeric value encountered in /home/albsitet/public_html/viplajme.info/wp-content/themes/herald/core/template-functions.php on line 170
Cornhole fashion axe Tonx, hashtag readymade quinoa aesthetic polaroid Marfa fanny pack next level gluten-free. Shabby chic four loko single-origin coffee sriracha. Tonx gentrify bespoke Blue Bottle.

Robert Berisha, u dha fund thashethemeve një herë e mirë lidhur me raportin e tij me kunatën, këngëtaren e famshme Tuna Sejdiu.

Dyshimet rilindën pas ditëlindjes së parë të Tianit, ku ra në sy mungesa e Robertit, por edhe Norës. E po ashtu, edhe për festën e ditëlindjes së Rene, ku as Patrisi e as Tuna nuk ishin prezentë.

Portalet u mbushën me pyetjen “Pse mungoi Nora Istrefi?”

“Me Tunën jo dhe, po e them për herë të parë këtu tek ju, në respekt të programit tuaj. Me Tunën as nuk dua të takohem më”, ka thënë Roberti, në emisionin e Pasdites me Rudina Magjistarin në TV Klan.

E përderisa faqet e mediave rozë u mbushën me titujt ku përmendej emri i saj, këngëtarja Tuna Sejdiu, ka shijuar një mbrëmje me ca miq duke pirë verë.

“Më falni, dola pak për të jetuar. Kthehem së shpejti”, ka shkruar Tuna në njërën nga fotografitë e publikuara në rrjete sociale, pasi deklarimi i Robertit pushtoi mediat shqiptare. /VipLajme.

About the author

admin

Add Comment

Click here to post a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *