VIP Shiptar

Adriana Matoshi shpërblehet me çmimin “Aktorja më e mirë” në “SEEFF”


Warning: A non-numeric value encountered in /home/albsitet/public_html/viplajme.info/wp-content/themes/herald/core/template-functions.php on line 170

Adriana Matoshi është një ndër aktoret më të preferuara të publikut shqiptar.

Aktorja ka bërë për vete shumë fansa në saje të rolit të “Sasës” në serialin “O Sa Mirë”.

Por, pos këtij serialit ajo është shfaqur edhe në disa projekte të ndryshme filmike që i kanë sjell edhe shpërblime të tjera.

Një prej tyre është edhe çmimi i aktores më të mirë në festivalin e filmit “South East European Film Festival”, i cili është mbajtur në Berlin të Gjermanisë.

Matoshi është shpërblyer me këtë çmim nga Juria Ndërkombëtare e të Rinjve, për rolin e saj në filmin “Unwanted” me regji të Edon Rizvanollit.

Aktorja së fundi ka luajtur edhe në filmin “Martesa” të regjisores së mirënjohur shqiptare, Blerta Zeqirit.

Ndryshe, Matoshin do ta shohim edhe në disa projekte të tjera filmike si dhe teatrale. /VipLajme/