VIP Shiptar

Gruaja i kthehet nga Amerika me këtë dhuratë, Fatmir Spahiu nervozohet pa masë me të


Warning: A non-numeric value encountered in /home/albsitet/public_html/viplajme.info/wp-content/themes/herald/core/template-functions.php on line 170

Aktori i njohur kosovar, Fatmir Spahiu, është shumë i pëlqyer dhe i ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Shpesh, ai di të bëjë për vete ndjekësit e tij me postimet satirike, të cilat i ka të shumta në rrjetet sociale.

Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku ka treguar një dhuratë jo fort të këndshme që ka marrë bashkëshortja.

Kjo e fundit, pasi është kthyer nga vizita e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i ka dhuruar bashkëshortit një palë shapka të markës “Adidas”.

Mirëpo, ndryshe nga ç’mund të duken normal, shapkat në fjalë ishin në numër jo të njëjtë, gjë e cila ka bërë për të qeshur aktorin e njohur.

“E falemnderoj grune time te dashur per keto papuqe te mrekullueshme qe mi solli nga USA me rastin e udhetimit te saj te fundit. Siq mund ta shihni sja ka qellu numrit ne njeren prej dy papuqeve, si do qe te jete dashuria ime per te mbetet akoma e madhe edhe pas keti incidenti te vogel ne mardhanjen tone bashkeshortore. Por kjo nuk eshte poenta. Ju lus nese dikush rasisht ka papuqe te tilla ne dy nurma te ndryshem te me lajmerohet qe ti bejme trampë. Ose nese rasisht ju ka çky njera, jam shume i gatshem per me kontribu me nje papuqe! Ju falemderit”(sic.), ka shkruar Spahiu në Instagram.

 

Postimit në fjalë është përcjellë me pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e aktorit në këtë rrjet social./VipLajme/

About the author

admin

Add Comment

Click here to post a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *