VIP Shiptar

Zbulohet i dashuri i ri i Elhaida Danit, është këngëtar i njohur


Warning: A non-numeric value encountered in /home/albsitet/public_html/viplajme.info/wp-content/themes/herald/core/template-functions.php on line 170

Këngëtarja shqiptare Elhaida Dani është gjithnjë më e rezervuar sa i përket jetës private.

Por, siç duket i dashuri i saj nuk e ka bërë të njejtën gjë teksa është zbuluar nga mediat shqiptare që është në lidhje me Elhaidën, shkruan lajmi net.

Branimir Agovi është i dashuri i këngëtares Dani, tenor në operën e Vjenës i cili në llogarinë personale Instagram ka publikuar disa fotografi me artisten, ku nuk i mungojnë as komentet me plot dashuri.

Ndryshe, gjatë kohës kur triumfoi në Festivalin e Këngës, Elhaida në një postim në Facebook ka treguar se ajo ishte fejuar me italianin Francesco Maria Longo.

Megjithatë, Dani ishte ndarë nga ai ende pa u mbushur një vit nga ajo që u përfol si fejesë e mundshme, kjo ishte bërë e ditur edhe nga italiani 35 vjeçar, stastusi i të cilit figuronte ‘single’.

Sido që të jetë, sukseset e këngëtares nuk kanë të ndalur, sa i përket projekteve muzikore të fundit këngë që ka lansuar është “E ngrirë”, gjatë pjesëmarrjes në “Kënga Magjike 2017”. /VipLajme/

Image

About the author

admin

Add Comment

Click here to post a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *