VIP Shiptar

Ndërron jetë Adem Demaçi


Warning: A non-numeric value encountered in /home/albsitet/public_html/viplajme.info/wp-content/themes/herald/core/template-functions.php on line 170

Veprimtari i çështjes kombëtare dhe ish i burgosuri politik, Adem Demaçi ka ndërruar jetë sot në moshën 82-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti.

Ai ka thënë në seancën e  Kuvendit se sapo ka marrë lajmin se Demaçi ka ndërruar jetë.

“Ka ndërruar jetë mësuesi jonë, njeriu që i dha 28 vjet të jetës së tij nëpër kazamatet serbe. Ai ka ndërruar jetë por vepra e tij do të lartësohet e të kujtohet për sa të ketë jetë”, ka thënë Haliti, që po kryesonte seancën në të cilën po diskutohej për dialogun me Serbinë.

Pasi ka ftuar deputetët për një minutë heshtje, seanca është ndërprerë për të vazhduar nesër. Demaçi  ishte arrestuar dhe dënua tri herë, duke vuajtur kështu 28 vjet me radhë në burgjet e Jugosllavisë.VipLajme.info

About the author

admin

Add Comment

Click here to post a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *